Si ndikon dielli ne demtimin e lekures?

Cilet jane faktoret qe ndikojne ne proceset e demtimit te parakohshem te lekures?


Duke qene se faktore te jashtem dhe te brendshem ndikojne ne demtimin dhe plakjen e parakohshme si; rrezatimi ultraviolet ku rreth 80% e demtimit te lekures  nga faktoret e jashtem thuhet se behet nga ky rrezatim,humbja e indit dhjamor ne lekure,ndryshimet hormonale, ndryshimet gravitacionale, menyra jo e shendetshme e te ushqyerit,menyra e te fjeturit, ekspresioni, stresi, rimodelimi I kockave apo kartilagove me kalimin e moshes,te gjitha keto bejne te nevojshme perdorimin e procedurave te avancuara te dermatologjise kozmetike si dhe perdorimin e protokolleve me ane te kremrave.

Studimet e fundit kane teguar se vitaminat,mineralet dhe antioksidantet e stimulojne lekuren qe te duket me e re dhe e shendetshme.

Tani lekura juaj mund te duket me brilante fale kombinimit te fjales se fundit te shkences.

Me perdorimin e teknikave me te fundit ne dermatologjine kozmetike te avancuar si dhe duke balancuar ushqimin e shendetshem ne arrijme te permiresojme funksionin qelizor ,duke e forcuar lekuren tuaj,duke i permiresuar nivelin e hidratimit,pakesuar pamjen e vijave fine,pakesuar hiperpigmentimin si dhe duke i dhene lekures nje pamje me vitale dhe elastike.

Qelizat nuk reagojne ne procesin e veterregullimit pa nje stimulim.

Prandaj eshte e nevojshme perdorimi i produkteve qe garantojne nje kualitet te larte te pastertise te materialeve dhe sigurise me te larte per biostimulimin qelizor.

Faktoret e rritjes qelizore ,jane proteina te cilat rrezultatin primar e kane ne aktivizimin e shumezimit qelizor dhe/ose diferencimin e tyre,si dhe rregullojne prodhimin e kolagenit,elastines,lamilines etj.

Pedrorimi i produkteve per parandalimin e procesit te plakjes tashme nga studimet e fundit rrezulton qe duhet te fillohet kujdesi qe pas moshes 23 vjec,

Eshte shume i rendesishem perdorimi dhe kujdesi ndaj lekures suaj duke perdorur kremrat ushqyes ato qe kane ne permbajtjen e tyre te pakten SPF 30 -krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit(rekomandimet jane te perdoret gjate gjithe vitit) , serumet me antioksidane ,si dhe mbajtja e nje niveli te larte hidratimi ku ne permbajtjen e tyre te kene acid hialurinik duke siguruar nje permiresim dhe stimulim te proceseve qelizore te lekures tuaj duke i dhene asaj vitalitetin dhe pamjen me te re se mosha qe keni.

Nder teknikat me te avancuara te cilat perdorimi Laserit, Piling kimik, Mikrodermabrazion fraxpeel, mesoroller dhe mesoterapi, PRP.