Hyperhidrosis apo djersitja e shtuar nga se shkaktohet?

Si ti japim nje zgjdhje ketij problemi  kaq shqetesues?

Djersitja ne menyre te dukshme pakeson kualitetin e jetes se nje individi ,si rrjedhoje e problemit qe shkakton ne pune apo jeten private.Keto perfshijne  dhe  ere jo te kendshme te trupit,

Nje ngacmim emocional,nje frike nje ethe,apo nje gezim mund te nxisi nje djersitje ne duart tuaja,ne sqtulla dhe ju ndiheni keq dhe te bezdisur.Nje nga format primare te hiperhidroses njihet ndryshe dhe Hiperhidrose emocionale,  eshte vene re  nje prevalence  rreth 2.8%  ne USA apo 7.8 milion individe.Rreth gjysma e kesaj populate kane djersitje ne sqetull dhe vetem rreth 38% e ketyre individeve konsultohen per kete problem me mjekun.

Nga  cfare  strukturash dhe cfare roli kane gjendrat e djerses  ne lekure?

Gjendrat ekrine apo apokrine  te djerses kane strukture komplet te ndryshme ,mekanizma te sekretimit ,funksionit dhe shperndarjes.Asnje organizem tjeter nuk ka nje mekanizem kaq mire te adaptimit  per kontrollimin e temperatures dhe mbajtjen e lekures se hidratuar .

Gjendrat ekrine ndodhen rreth 600/cm2 ne palmat e duarve,shputa dhe ne ball ,pra nje perqendrim me te madh ne keto zona ,kurse ne te ndejtura rreth 60/cm2.Numri total I ketyre gjendrave shkon nga 2-4 milion.Nen kushte maximale psh trupi I njeriut sekreton 3 liter/3 ore dhe 10 l/dite te gjendrave ekrine.Djersa nga keto gjendra eshte e paster,nuk vjene ere.Keto gjendra jane te vecanta dhe nuk kane lidhje me folikulin e flokut , jane ne formen e nje spiraleje te vogel kur dalin ne siperfaqen e lekures.Sot djersitja e duarve dhe shputave nuk te ofron avantazh.Po ashtu dhe djersitja ne sqetull e cila gjithashtu lehteson shperndarjen e feromoneve.Alkoli dhe nje numer medikamentesh sekretohen ne djerse.Nxehtesia,stresi emocional stimulon sekretimin ekrin permes disa mekanizmave  sympatik ku nxiten fibrat sudomotore.

Gjendrat apokrine zhvillohen qe ne jeten embrionale rreth muajit te 4 te jetes fetale.Ne embrion ato jane prezente ne gjithe siperfaqen e trupit kurse pas lindjes ato zhduken.Me vone ato jane gjendur ne sqetull,ne regjionin anogenital,umbilikal dhe ne papilat e gjoksit.Ndryshimet hormonale ne pubertet stimulojne keto gjendra te cilat rriten ne numer dhe punojne ne menyre me aktive. Keto gjendra derdjen dhe boshatisen ne  flokun terminal.Nepermjet stimulimit keto gjendra prodhojne nje fluid opak,viskoz,I verdhe ne te bardhe I cili me ane te disa mekanizmave shtyhet deri ne siperfaqen e lekures.Materiali  eshte steril dhe pa ere,por dekompozimi bakterial ne siperfaqe  te lekures  ben qe penetroje dhe trupi te leshoje nje ere .Keto gjendra nuk kane nje funksion te qarte tek humanet por tek kafshet eshte pare qe gjendrat apokrine permbajne feromone te fuqishme dhe sinjale te tjera kimike  te cilat u cojne mesazhe antareve te njejte te nje lloji.Nje perdorim tipik I feromoneve eshte dhe terheqja seksuale  dhe kufijte territorialNuhatja psh nga aroma ben qe nena te njohi femijen e vet dhe e kunderta.

Hiperhidroza - I referohet nje funksioni te shtuar apo tepruar te gjendrave ekrine  duke cuar ne nje sasi te papershtatshme te djersitjes.Duhet dalluar nese kjo lloj djersitje eshte primare apo me origjine te panjohur apo dytesore si rrjedhoje e disa semundjeve qe kane lidhje me djersitjen.Ne studime klinike nese nje njeri ne gjendje te qete djersin me teper se 20mg/minute ne palmat e duarve dhe ne sqetull me teper se 50 mg/min  atehere ajo quhet jonormale .Kjo lloj djersitje zakonish fillon ne pubertet por mund te filloje dhe me pare.Problemi permiresohet me kalimin e kohes dhe zakonisht ne moshen e mesme vjen duke u pakesuar deri ne moshat e vjetra.

Kush jane trajtimet  me te perdorshem te Hiperhidrozes?

Mjekimi lokal:

Kriprat e Aluminiumit, jane efektive si antiperspirant lokal,e cila vepron me mire ne sqetull.Ndersa koncentrime te ulta ndodhen ne te gjithe antiperspirantet ,tek ata qe djersijne duhen perqendrime me te larta.Solucione standarte si Drysol (20% sol)mund ti gjeni por me formulime me baze ujore apo alkoli,Duke qene se alkoli avullon me shpejt por eshte me irritus 10% eshte e vlefshme si perqendrim.

Iontoforeza - nje korent I dobet  perdoret direkt ne nje banje me uje I cili eshte nje trajtim I zgjedhur  per duart dhe kembet Keto zona jane dhe te veshtira per tu trjatuar me antiperspirant .Qe prej vitit 1968 e pershkruar  nga Levit eshte provuar qe eshte nje trajtim I sigurt dhe efektiv.

Botox-Eshte trajtimi me efektiv dhe me I perdorshmi per te gjitha format e hiperhidrozes se lokalizuar. Injektimi I Botoksit frenon prodhimin e Acetil kolines per nje periudhe disa mujore.Evidencat e mara nga trajtimi me Botoks kane treguar nje efektivitet dhe sadisfaksion te pacienteve .Disavantazhi eshte se duhen perdorur per rreth 6 muaj per palmat dhe shputat dhe  rreth 6-12 muaj per sqetullat.Injeksionet ne sqetull jane te thjeshta dhe qe tolerohen mire dhe persa u perket dhimbjes .

Trajtimi Kirurjgikal - Heqja e gjendrave te djerses ne sqetul  kryesisht ,duke percaktuar si dhe ne rastin e injektimit me botox me pare behet testi me starch-jodin  dhe percaktohet zona ku djersin me teper duke bere nje heqje eliptikale.Rrisku I kirurgjise ehste infektimi apo vonesa ne sherimin  pelages.Persa u perket rrezultateve  ato jane te krahasushme me botoksin por ekziston dhe rreziku I nje anhidroze si rrejdhoje e nje denervimi qe behet nga heqja.