Rrathët e zinj te syve janë një problem i zakonshëm kozmetik. Dr. Brunilda  Bardhi, dermatologe jep disa këshilla për të reduktuar rrathet/qeset nen sy.

Rrathet e zinj perreth syve apo enjtja (qeset) e tyre eshte një shqetësim kozmetik në mbarë botën, i cili vjen si rrjedhoje e disa shkaqeve qe jane te shumta si dhe faktorët e rrezikut te cilet luajne një rol te rendesishem ne shfaqjen dhe acarimin e tyre. Mund te permendim disa patologji te lekures apo gjendje te stimuluara nga menyra e jeteses si:

  • Alergjite;
  • Dermatit atopik – ekzema;
  • Dermati i kontaktit;
  • Trashëgimia. Rrathet e errët në sy mund t’i kene pjestaret e tjere të familjes.
  • Parregullsi pigmentimi. Ky eshte një shqetësim i veçantë për njerëzit me ngjyrë, sidomos fototipi 4-5 qe kane lekure te zeze dhe aziatikët.
  • Fërkimi ose kruarja e syve.
  • Ekspozimi ne diell, i cili bën trupin tuaj të prodhoje më shumë melaninë, pigmentit që i jep lëkurës ngjyrën e saj.
  • Hollimi i lekures si rrjedhoje e humbjes se indit dhjamor dhe kolagjenit, e zakonshme ndersa ne plakemi. Mund t’i bëjë me te dukshme enët e kuqe-blu të gjakut në sytë tuaj.

rrathet e zinj3Nëse flini shumë  gjume dhe ende keni harqe të errëta nën sytë tuaj, kjo nuk është e pazakontë. Lodhja nuk është arsyeja e vetme për rrathe  të errëta nën sytë tuaj. Ato që shfaqen si rrathe te zinj nën sytë tuaj janë nganjëherë vetëm hijet e shkaktuara nga qepallat e  fryra ose ndryshimet kockore (zgavrat) nën sytë tuaj që zhvillohen si pjesë normale e plakjes.

> Mosha mesatare e fillimit te rratheve te zinj te syve eshte zakonisht 24 vjec dhe ashpërsia eshte e lartë kur fillimi i rratheve eshte ne moshe te re. Melanina është faktori kryesor përcaktues në shkallen e acarimit te rratheve te zinj te syve ku dhe oksigjeni është i paket si perqendrim.

> Megjithatë,  rrathet e errët nënsy zakonisht nuk janë një problem mjekësor, dhe ne kushtet e shtepise ju mund  t’i ndihmoni  ne trajtimin e kesaj gjendje.

Enjtjet-fryrjet

Qeset nen sy që ju  bëjnë te dukeni të lodhura, pa marrë parasysh se sa mirë keni fjetur, nese ju keni pire alkol apo nje margarita nje dite me pare. Së pari, pakesoni  kripën  dhe alkoolin, marrja shume e sodiumit  sidomos nje nate me pare ben qe të mbahen lengje  ku krijohen hije qe duken si qese te erreta.

> Cfare duhet te beni? Te pakten qe diten tjeter zgjidhni ushqime te pasura ne potasium sepse eshte sodiumi qe ju morret nje nate me pare qe shkakton enjtjen e kapakeve te syve dhe ngrenia e portokallit, bananes, kajsive, avokados e kungullit ben qe te rritet potasiumi, e te pakesohet sodiumi dhe si rrjedhoje te pakesohen qeset ne kapaket e syve.

rrathet e zinj1Vetë-kujdesi

Ne format e lehta e të moderuara rrathet e errët shpesh mund te duan edhe  trajtime të thjeshta dhe të lira, të tilla si:

Kompresa te ftohta. Provoni një kompresë të ftohtë, dy lugë  me bizele të ngrira verini ne nje nape te paster e të butë për të reduktuar vazat e zgjeruara te  gjakut dhe diskolorimet  nën sy.

Gjumë ekstra. Edhe pse netët e shkurtra  zakonisht nuk shkaktojnë rrathe ne -sy, mungesa e gjumit ju bën te dukeni  me te zbehte dhe syte si te futur ne zgaver, kështu që hijet dhe rrathet  e syve bëhen më të dukshme.

Gjumi mbi një jastëk shtesë. Ngrini  kokën me dy ose më shumë jastëkë për të parandaluar enjtjen  që zhvillohet kur lëngjet mbahen në qepallat e poshtme. Për të ikur lëngjet që mund të grumbullohen rreth syve kur ju jeni të shtrirë, dhe në qoftë se ju ende keni enjtje  në mëngjes, provoni një kompresë të ftohtë.  Por ju mund  te provoni kompresa ne uje me  akull, pastaj  beni masazh në mënyrë qe  të vendosnir  drenazhimin e lengjeve per t’i larguar nga zona e fryre poshte kapakeve te syrit.

green-tea-bags-under-eyesKompresa me caj jeshil. Edhe perdorimi i kompresave me caj jeshil ju ben pune: merreni qesen e cajit jeshil me kafeine dhe vereni ne frigorifer pastaj shtrihuni dhe  vendosini per 10 minuta ne cdo ane te qeseve. Kafeina e ftohte ngushton enet e gjakut duke ulur enjtjen dhe gjithashtu dhe diskolorimin. Pra nje truk i vogel qe ndihmon ne pakesimin e qeseve te kapaket e syve.

Jasteqet dhjamore

Nëse enjtja  është e pranishëme gjatë gjithë kohës, pa marrë parasysh atë që ju bëni për të zvogëluar, ndoshta ju keni të bëni me jasteqe dhjamore te cilat prolabojne me kalimin e moshes, fatkeqesisht ato nuk mund te hiqen me metoda te tjera pervecse  nje menyre kirurgjikale qe quhet blefaroplasti. Shkaku: pigmentimi

Trajtimi: Për të përcaktuar nëse pigmenti i tepërt është fajtor per rrathet e errët, shtypni mbi diskolorimin. A u pakësua errësira-pigmentimi i shtuar? Atehere ju me siguri që keni te bëni  me problemet e enëve te gjakut nën lëkurë. Nëse errësira mbetet, atehere rrathet e  erret  janë të shkaktuara nga pigmentimi qe vijne si rrjedhoje e trashëgimise  ose ekspozimit të diellit (ose të dyja bashke).

Si ta trajtoni me efektivisht: Aplikoni krem dielli  ne kapakun tuaj te poshtem  çdo ditë. Një krem dielli me mbrojtes fizik ka  më pak të ngjarë qe të irritojë sytë tuaj. Gjithashtu rekomandohet investimi  në syze dielli të mëdha për mbrojtje të mëtejshme. Shmangni fërkimin e  syve  tuaj, sepse fërkimi shkakton një errësim të lëkurës (kudo në trup, por sidomos në zonën delikate ne kapakun e poshtem te syve). Nëse pigmentimi juaj është sipërfaqësor, ajo mund të lehtësohet me përbërës  të caktuar  si hydroquinone, acid Kojic etj. Për të trajtuar  nje njollë më të thellë, dermatologu mund të përdorni lazer, e cila minimizon erresimin, nga  tre deri në pesë sesione trajtimi.

Interviste nga  femramoderne.al