Laseri ne fushen e Dermatologjise Kozmetike perdoret shume duke zene vendin e dyte persa i perket % se perdorimit te procedurave te dermatologjise kozmetike te avancuar pas Botoxit dhe Fillersave.
Shpesh njerezit konfuzohen me teminacione si zhdukje e qimeve te cilat nuk dalin me, apo per faktin se laseri eshte shume I demshen dhe te demton organet vitale. Nje informacion me I plote dhe professional nga mjeku specialist i cili perdor Laserin do arrinte t'u jepte pacienteve tane njohurite me te sakta dhe te duhurat duke marre rrezultatet qe deshirojne.
Laseri me i perdorshem eshte ai per heqjen e qimeve (apo epilim).
Por si mund te orientoheni ju per te zgjedhur laserin e duhur?
Duke patur parasysh se ne heqjen e qimeve melanina-pigmenti qe ndodhet ne folikulin e flokut eshte targeti qe thith kete rreze ndodh nje process qe quhet fototermolize selektive duke e demtuar kete qime.
Eshte shume i rendesishem vleresimi i ngjyres se qimeve dhe lekures (pra fototipit) pasi ka lasera qe nga gjatesia e vales mund te perdoren per fototipe si lekure bardhe apo ngjyre gruri, ka lasera me gjatesi vale qe perdoren edhe per lekura me te erreta fototip V ,VI, apo drite e pulsuar ne menyre intense me gjatesi vale te ndermjetme (Laser Alexandri 755 nm/ Nd YAG 1064 nm /Diode Laser 808 nm/ Erbium laser/ IPL etj..).
Por cilat qime nuk dalin me pas goditjes me rreze?
Duhet te kemi parasysh fazat neper te cilat kalon rritja e qimes ,duke ditur se qimja kalon ne fazen e rritjes, qetesise dhe renies, qimet qe goditen dhe nuk dalin me jane ato te cilat jane ne fazen e rritjes e cila mund te jete 5-20% e ketyre qimeve, prandaj dhe themi qe duhen disa seanca per te hequr qimet.
Ne jemi nen influencen e hormoneve te cilat stimulojne pranine e qimeve, psh., prania e qimeve ne mjeker te femrat tregon per receptoret ndaj androgeneve nje afinitet dhe stimulim me te madh por dhe tek grate ne periudhen e menopauzes nga ndryshimi hormonal qe ndodh ne organizem verehet prania e ketyre qimeve te cilat nuk I kane patur me pare.
Por sot per sot laseri eshte nje nga metodat me te mira per heqjen (pakesimin) ne menyre perfundimtare.
Ne Venus Center ju mund te aplikoni heqjen e qimeve ne menyre perfundimtare me Laser Alexandri & Nd YAG duke mbuluar gjithe fototipet e lekures.