Laseri  me i perdorshem eshte ai per heqjen e qimeve, (apo epilim) ne menyre perfundimtare.

Por si mund te orientoheni ju per te zgjedhur laserin e duhur?

Duke patur parasysh se ne heqjen e qimeve melanina-pigmenti qe ndodhet ne folikulin e flokut eshte targeti qe thith kete rreze ndodh nje proces qe quhet fototermolize selektive duke e demtuar kete qime. Eshte shume i rendesishem vleresimi i ngjyres se qimeve dhe lekures (pra fototipit) pasi ka lasera qe nga gjatesia e vales mund te perdoren per fototipe si lekure e bardhe apo ngjyre gruri, ka lasera me gjatesi vale qe perdoren edhe per lekura me te erreta fototip V ,VI, apo drite e pulsuar ne menyre intense me gjatesi vale te ndermjetme  (Laser Alexandri 755 nm/ Nd YAG 1064 nm /Diode Laser 808 nm/ Erbium laser/ IPL etj..

Por cilat qime nuk dalin me pas goditjes me rreze?

Duhet te kemi parasysh fazat neper te cilat kalon rritja e qimes, duke ditur qe qimja kalon ne fazen e rritjes, qetesise dhe renies, qimet qe goditen dhe nuk dalin me jane ato qe jane ne fazen e rritjes, pra 5-20% te ketyre qimeve, prandaj dhe themi qe duhen disa seanca per te hequr qimet dhe per ti shkurtuar keto cikle nga njera faze ne tjetren na duhet ky numer seancash. Ne jemi nen influencen e hormoneve te cilat stimulojne pranine e qimeve, psh., prania e qimeve ne mjeker te femrat tregon per receptoret ndaj androgeneve nje afinitet dhe stimulim me te madh por dhe tek grate ne periudhen e menopauzes nga ndryshimi hormonal qe ndodh ne organizem verehet prania e ketyre qimeve te cilat nuk i kane patur me pare.

Por sot per sot laseri eshte nje nga metodat me te mira per heqjen (pakesimin) ne menyre perfundimtare.

Ne Venus Center ju mund te aplikoni heqjen e qimeve ne menyre perfundimtare me Laser Alexandri & Nd YAG duke mbuluar gjithe fototipet e lekures.