Eshte nje Laser far infrared 10600nm i cili perdoret per vaporizim apo heqje kirurgjikale.

Per rinimin e lekures perdoret ne menyre ablative apo jo ablative, fraxional apo jo fraxional duke shkaktuar nje zhveshje te epidermes dhe rimodelim te kolagjenit ne shtresen e dermes duke rinuar pamjen e lekures. Procedurat qe kryhen me kete laser jane terapeutike dhe kirurgjikale. Ka nje perdorim te gjere ne fushen kozmetike por rreth 70% perdoret per procedura kirurgjikale si: keratoza aktikike, verruke, kancer lekure, heqje nishanesh, skin tag, ksantelasma, ciste yndyrore, kondiloma etj.

KIRURGJI DERMATOLOGJIKE ME LASER

Duke perdorur metoden ablative ose joablative, ne menyre te fokusuar apo defokusuar rrezet far- infra red depertojne ne lekure duke bere koagulim te kapilareve te gjakut,heqje te njollave apo heqje te nishaneve. Kapilaret e kuq perbejne nje problem te madh per shume njerez, origjina e tyre mund t e vije nga semindje te ndryshme, te jene te trasheguara apo te fituara. Me ane te trajtimit me laser ju do keni  pakesim dhe ne shumicen e rasteve zhdukje te tyre. Heqjen e nishaneve apo formave parakanceroze ne menyren me estetike krahasuar me bisturine.

Kryesisht perdorimi Laserit CO2 dhe Erbium jane liderat ne aplikimin e tyre per keto procedura.

Heqje nishaneve me laser (Verruke, keratos solare,papiloma,nevuse te ndryshme etj..)

Nishanet mund te jene me origjine te ndryshme, nen efektin e rrezeve te diellit sidomos nga ora 10:00 – 16:00 pasdite te cilat jane rrezet e demshme, mund ti zmadhoje apo te ndryshoje origjinen. Me ane te nje ekzaminimi te thjeshte me dermatoskop ju mund te merni pergjigje per llojin e nishanit si dhe nje zgjidhje nga ana estetike me ane te rrezes laser, e cila nuk le shenja sidomos ne zonen e fytyres.

Trajtimi i Ksantelasmes me laser

Keni pllaka te verdha yndyrore ne kapaket tuaj te syve, apo rreth tyre?

Nese keni rritje te kolesterolit me origjine familjare dhe keto pllaka ju shqetesojne, me ane te rrezes laser ju mund ta zgjidhni kete problem.

Perdorimi  laserit per rrudhat apo rinimin e lekures

Perdorimi i Laserave Fraxional ablative apo jo ablative duke bere nje zhveshje ose jo te epidermis por qe ne thelb te saj qendron stimulimi prodhimit te kolagjenit nepermjet nxehtesise se Laserit. Kjo ben qe te permiresohet cilesia e lekures, rrudhat te pakesohen dhe lekura te duket me e re dhe vitale.