Jane kater tipe te lekures qe duhet te dini ne menyre qe te kujdeseni si duhet per secilin tip:

LEKURE NORMALE

Ky tip shfaqet me lekure te bute dhe te njetrajtshme me nje elasticitet te ruajtur. Lekura eshte e paster, pa njolla te kuqe, kafe apo luspezime. Nuk eshte as e thate as e yndyrshme, si rezultat i balances se mire te raportit uje/yndyre dhe qarkullimit te mire te gjakut. Eshte shume e lehte per te pastruar lekuren  me pastues me xhel apo sapun dhe uje te ngrohte dy deri tre here ne dite.

LEKURE E THATE

Ky tip karakterizohet nga nje pamje e ploget, e ashper madje dhe me luspezime, dhe kruarje. Poret e lekures jane te mbyllura dhe thatesia e lekures vjen si rrjedhoje e renies atopike te shtreses se jashtme te lekures, me teper si rrjedhoje e mungeses se mjaftueshme te lubrifikimit e cila e mban lekuren e furnizuar dhe hidratuar.

LEKURE E YNDYRSHME

Nese keni yndyre ne lekuren tuaj mundesia per te pasur akne eshte me e madhe se me tipet e tjera te lekures, pore te zgjeruara dhe lekure qe shkelqen. Stresi dhe ndryshimet hormonale e stimulojne prodhimin me teper te yndyres. Keta paciente duhet ta lajne deri ne tre here lekuren e tyre ne menyre qe te heqin yndyren e tepert nga lekura qofte me sapun apo me xhel si dhe per te hequr papastertite e teperta. Kur te lani floket mundohuni mos e hidhni ujin qe keni lare koken ne fytyre. Rekomandohen lares dhe produkte qe zhbllokojne poret.

LEKURE E KOMBINUAR

Ky tip lekure mund t'ju merzisi pak pasi mund te keni ne te njejten zone te fytyres te dyja tipet e lekures. Lekura e adoleshenteve eshte ne varesi te stines dhe paraqitja e saj, e thate ne dimer dhe me e yndyrshme ne vere. Kjo lekure eshte prone dhe e pikave te zeza dhe poreve te zgjeruara ne zonen T. Lajeni fytyren 2-3 here me uje te bollshem me xhel apo sapun te bute dhe perdorni kremra hidratante ne zonat e thata por jo ato te yndyrshme. Gjithashtu duhet te jeni te kujdesshem per te mbrojtur lekuren tuaj nga ekspozimi ne diell dhe faktoret ambientale te cilet mund ta perkeqesojne lekuren tuaj duke e thare apo yndyrosur me shume.