Kremrat sipas grup-moshes  

Ne moshen e pubertetit fillojne ndryshimet hormonale per maturimin e trupit dhe menjehere pas kalimit te kesaj periudhe ju do ju duhet qe te vazhdoni te kerkoni te mbani bukurine e lekures tuaj si rrjedhoje e problemeve dermatologjike qe kane ndodhur.

Keshilla per tipe te ndryshme te lekures

Jane kater tipe te lekures qe adoleshentet duhet te dine ne menyre qe te kujdesen si duhet per secilin tip

Lekure Normale: Ky tip shfaqet me lekure te bute dhe njetrajtshme me nje elasticitet te ruajtur.Lekura eshte e paster ,pa njolla te kuqe,kafe apo luspezime.Nuk eshte as e thate as e yndyrshme, si rrezultat I balances se mire te raportit uj/yndyre dhe qarkullimit te mire te gjakut.Edhte shume e lehte per te pastruar lekuren  me pastues me xhel apo sapun dhe uj te ngrohte dy deri tre here ne dite.

Lekure e Thate: Ky tip karakterizohet nga nje pamje e ploget,e ashper madje dhe me luspezime,dhe kruarje.Poret e lekures jane te mbyllura dhe thatesia e lekures vjen si rrjedhoje e renies atopike te shtreses se jashtme te lekures ,me teper si rrjedhoje e mungeses se mjaftueshme te lubrifikimit e cila e mban lekuren e furnizuar dhe hidratuar.

Lekure e Yndyrshme: nese keni yndyre ne lekurn tuaj mundesia per te pasur akne eshte me e madhe se me tippet e tjera te lekures,pore te zgjeruara dhe lekure qe shkelqen.Stresi dhe ndryshimet hormonale e stimulojne prodhimin me teper te yndyres.Keta pacient duhet e ta lajne deri ne tre here lekuren e tyre ne menyre qe te heqin tndyren e tepert nga lekura qofte em sapun apo me xhel si dhe per te hequr papastertite e teperta.Kur te lani floket mundohuni mos e hidhni ujin qe keni lare koken ne fytyre.Rekomandohen lares dhe produkte qe cbllokojne poret.

Lekure e kominuar: Ky tip lekure mund tju merzisi pak pasi mund te keni ne te njejten zone te fytyres te dyja tippet e lekure.Lekura e adoleshenteve eshte ne varesi te stines dhe paraqitja e saj,e thate ne dimer dhe me e yndyrshme ne vere.KKjo lekure eshte prone dhe e pikave te zeza deh poreve te zgjeruara ne zonen T.Lajeni fytyren 2-3 here me uj te bollshem me xhel apo sapun te bute dhe perdorni kremra hidratant ne zonat e thata por jot e ato te yndyrshme.Gjithashtu duhet te jeni te kujdesshem per te mbrojtur lekuren tuaj nga ekspozimi ne diell dhe faktoret ambiental te cilat mund ta perkeqesojne lekuren tuaj duke e thare apo yndyrosur me shume.

Aknet tek adoleshentet

Nga studimet eshte pare se 8 ne 10 persona ne kete periudhe do kene te pakten nje spisod te acarimit te aknes.Duhet te kemi parasysh se ky problem nuk mund te trajtohet Brenda nates por do nje trajtim te kujdeshem dhe te zgjatur.Ndersa gjate kesaj periudhe trupi I nenshtrohet ndryshimve hormonale keto do ndikojne ne prodhimn e tepert te yndyres dhe shfaqjen e pucrrave.Stadet e akneve jane te ndryshme nga ato jo inflamatore si pikat e bardha dhe te zeza deri tek shfaqja e cisteve ne stadet e avancuara.Per format e avancuara te akneve eshte I domosdoshem mjekimi medikamentoz dhe ndjekja nga mjeku demratolog dhe mund te shoqerohen dhe me trajtime si laseri apo ne varesi te stadit dhe me trajtime te tjera te dermatologjise kozmetike.

Cikatricet e akneve

Dhe heqja e tyre jane ne varesi te stadit te aknes ,zakonisht cikatricet nuk ndodhin ne format e lehta por ne ato te moderuara apo te ashpra.Dy tippet kryesore te cikatriceve te aknes jane ne forme gropezimesh te cilat ndahen dhe ne nentipe apo forme e ngritur mbi nivelin e lekures.