Mosha qe fillojne aknet jane kryesisht 10-17 vjec ne femrat dhe 13-19 vjec ne meshkujt.Disa nga faktoret te cilet e nxisin acarimin e aknes jane:
1) Faktoret endokrine
2) Faktoret emocional
Okluzioni apo presioni ne lekure(qofte dhe perdorimi I telefonave e quajtur akne mekanika) dhe duhet konsideruar ne cdo pacient
Akne nuk eshte shkaktuar nga cokollatat apo cdo lloj ushqimi. Aknet jane nje problem multifaktorial ku ndikojne si faktore te brendshem ashtu dhe te jashtem. Mekanizmi I formimit te akneve perfshin disa mekanizma si:
* Keratinizimin anormal dhe nderveprimin midis hormoneve (androgen) dhe bakterieve (propioni bacterium acne)ne njesine pilo-sebace(te qimes dhe yndyres).
* Format e akneve jane te ndryshme duke filluar nga ato jo inflamatore ku kemi komedonet (pikat e zeza) dhe pikat e bardha.
* Akne inflamatore ku futen dhe format ku shihni pucrat e kuqe dhe ato me qelb(papulo-pustuloze),forma nodulo-cystike,akne konglobata ,fulminans,ku nese ju nuk jeni te kujdesshem dhe nuk I mjekoni ne kohe atehere mundesia e cikatriceve eshte me e madhe dhe lekura juaj do duket me ngritje dhe ulje si dhe pigmentime.
Eshte shume e rendesishme bashkepunimi me mjekun dermatolog ne menyre qe te merrni mjekimet qe ne fazat fillestare.Shume shpesh degjojme nga prinderit qe jane thjesht pucrat e moshes dhe do ikin dhe skan nevoje per ti trajtuar,por duke pare qe akne eshte nje problem shume faktorial eshte pothuaj e pamundur te largohen te gjitha keto problem pa e trajtuar dhe treguar kujdesin e nevojshem.
Keshilla I: Menyre korrekte per te lare fytyren
Shume njerez kane frike te lajne fytyren pasi kane frike se mos largojne filmin hydro-lipidik ,por duke ditur qe ne nje lekure te yndyrshme sekrecioni I sebumit eshte I ruajtur dhe nuk duhet te shqetesohen nese heqin yndyren lehte. Duke qene se zona T eshte dhe vendi I lokalizmit me te madh te gjendrave te yndyres eshte mjaft e rendesishme pastrimi I kesaj zone.Lajeni mire lekuren duke perdorur nje xhel apo sapun me baze argjile apo squfur.
Keshilla 2: Mos I shtrydhni pucrrat
Ne fakt nese prisni per 2-3 jave do shihni qe pucrat do permiresohen,eshte me lehte te mjekosh nje pucer sesa nje shenje qe le pucrra nese ju e shtrydhni ate.
Keshilla 3: Mos beni avull
Nese shihni qe keni pucra ne fazen inflamatore,panvaresisht sidomos vajzat jane te prirura per te pastruar pikat e zeza duhet te kene parasysh qe I nxehti I avullit nuk I ben mire e irriton lekuren,shton eritemen(,skuqjen)pranadja lekura juaj do te perkeqesohet duke nxitur sekretimin e yndyres dhe formimin e akneve me lehte.
Keshilla 4: Perdorni produktet e pershtatshme per lekuren tuaj,nese produktet kozmetike nuk zgjidhen me kujdes atehere atom und te sherbejne sin je factor nxites I formimit te akneve.
Keshilla 5: Kini kujdes produktet me faktor mbrojtes ndaj diellit.Ne format inflamatore te akneve mundesia e pigmentimit apo cikatriceve eshte me e madhe ,keshtu nese ju doni qe te shmangni problemet e pigmentimit dhe lekura juaj te duket me njolla duhet qe te perdorni keto kremra.
Keshilla 6: Shmangni floket qe bien mbi ball dhe produktet kozmetike kur hidhni ne to pasi spry I flokeve ndikon negativisht ne mbylljen e poreve te akneve.Pra shmangni mjetet te cilat mund te shkaktojne nje mbivendosje infeksioni.
Eshte shume e rendesishme mjekimi I aknes duke patur si qellim heqjen e qelizave te cilat bllokojne hyrjen per ne njesine pilo-sebace pra drenazhimi pilar dhe trajtimi I infeksioneve me perdorimin e antibiotikeve te pershtatshem.Per format e lehta mund te perdorni nje gel me benzyl-peroksid ,erytromicine,apo retinoid lokal dhe permiresimet vijne per nje periudhe 2-5 muaj.Duhet te kihet parasysh qe aknet kerkojne nje kohe te vazhdushme trajtimi dhe mbajtje ne kontroll.Ne format me te avancuara perdoren terapite e kombinuara si dhe protokolle te cilat zgjasin disa muaj.
Trajtimi i shenjave te akneve eshte i nje rendesie te madhe ,disa nga teknikat e fundit jane trajtimi me laser,dermaroller,filler,piling kimik,dermabrasion,plasma etj.