Mushësit dermal janë substanca në formë geli, që injektohen nën lëkurë për të rritur volumin e humbur, mbushur rrudhat, për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të korrektuar buzët.

Fillerat mund të përmbajnë acid hialuronik, hidroksiapatite kalciumi, acide poly-L-laktike, polimetilmetakrilate apo dhjamin autolog.

Acidi hialuronik është një substancë natyrale që gjendet normalisht në lëkurë. Ndihmon për hidratimin e lëkurës. Rezultatet janë të përkohshme deri sa trupi në mënyrë graduale dhe natyrale e absorbon atë.

Rezultati zgjat 6-18 muaj në varësi të mbushësit dermal.

Efektet anësore të fillersave:

  • Erytema
  • Enjtje/edemë
  • Dhimbje
  • Fortësi në vendin e injeksionit
  • Pakësim i qarkullimit limfatik
  • Biofilm
  • Nxirje
  • Kruarje

 

Rrallë ka këto efekte:

  • Reaksion hipersensitiviteti lokal
  • Reaksion granulomatoz
  • Abces
  • Embolizim arterial
  • Okluzion venoz
  • Erupsion akneiform