Micro-needling (Dermapen) përfshin përdorimin e gjilpërave të vogla për të krijuar lëndime mikroskopike në lëkurë në një model të rregullt.

Këto dëmtime mikro shkaktojnë që lëkura të punojë për të riparuar veten, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të cilat janë të nevojshme për të mbajtur lëkurën elastike dhe të qëndrueshme, duke e bërë atë më të re.

Kjo metodë e bën lëkurën më të ndritshme, më të freskët dhe më të re me më pak dhimbje në kohë më të shkurtër.

Mund të përdoret në çdo pjesë të fytyrës dhe të trupit. 

Indikacionet:

  • Forcim i lëkurës
  • Lifting i lëkurës
  • Rinim i lëkurës
  • Zbardhje e lëkurës
  • Riparim i lëkurës (shenjat e akneve, djegiet, strijat)
  • Hiperpigmentimet e lëkurës
  • Mbylljen e poreve
  • Parandalimin e lezioneve prekanceroze të lëkurës
  • Terapi të flokëve