Pressomass është dizajnuar për të drenuar anësitë e poshtme, nga poshtë lartë, ngadalë dhe në mënyrë të vazhdueshme duke respektuar sistemin limfatiko-venoz.  Masazhi me anë të shtypjes mekanike është i shpejtë dhe metodë relaksuese për të drenuar toksinat dhe për të eleminuar stazen, duke favorizuar heqjen e ujit të tepërt në trup.

Masazhi kryhet në pjesën e poshtme të trupit, duke perfshirë vithet, ijet, kofshët dhe pjesën e poshtme të barkut.

Kohëzgjatja varion nga 10 – 30 minuta, në varësi të kërkesave të pacientit.

Përdorimi i pressomass në trajtimet estetike:

  • Enjtjen e këmbeve dhe kyçeve
  • Qarkullimin e keq të gjakut
  • Stazen limfatike
  • Mbajtjen e ujit të tepërt në trup

 

Kunderindikacionet:

Absolute:

  • Infeksion ne fazen akute
  • Tuberkulozi
  • Tumor malinj
  • Hipertension
  • Pacemaker

Relativ:

  • Pamjaftueshmëria e veshkave
  • Pamjaftueshmëria e zemrës
  • Astma
  • Hipertiroidizmi
  • Vagotonía