Laserët e dioksidit të karbonit (CO2) fraksional ose "piksel" janë një nga avancimet më të fundit në trajtimet jo-kirurgjikale të rinimit të lëkurës.

Lazeri CO2 ka gjatësi vale më të gjatë nga të gjitha laserët në treg dhe mund të përdoret në mënyrë të sigurtë edhe në lëkurë më të errët.

Laserët fraksionalë CO2 shkëlqejnë në trajtimin e rrudhave më të thella, dëmtimeve nga dielli, shenjat e akneve dhe shenjat kirurgjikale ose traumatike. Mund të përdoret edhe në lëkurën delikate të qepallave të syve dhe rreth gojës. Është gjithashtu një trajtim shumë i efektshëm për lezionet parakanceroze.

Për rinimin e lëkurës përdoret në mënyrë ablative apo jo ablative, fraksional apo jo fraksional duke shkaktuar një zhveshje të epidermës dhe rimodelim të kolagjenit në shtresën e dermës duke rinuar pamjen e lëkurës. Procedurat që kryhen me këtë laser janë terapeutike dhe kirurgjikale. Ka një përdorim të gjëre në fushën kozmetike, por rreth 70% përdoret për procedura kirurgjikale si: keratoza aktinike, verruke, kancer lëkure, heqje nishanesh, skin tag, ksantelasma, ciste yndyrore, kondiloma etj

Jo, nuk mund të bëhet në të njëjtën ditë në përgjithësi.

Kjo varet se sa mirë e mbron lëkurën nga dielli dhe faktorë të tjerë që shkaktojnë plakjen, si shëndeti yt i përgjithshëm, pirja e duhanit, ndryshimet në peshë, etj. Nëse aplikon krem kundër diellit dhe mban kapele të gjëra, mund të mbash efektet e trajtimit me lazer CO2 për disa vjet.

Trajtimet mund të jenë më të thella, me kohë rikuperimi më të gjatë, ose më të lehta, me më pak kohë shërimi. Në përgjithësi, sa më i thellë të jetë trajtimi, aq më të mira janë rezultatet. Por disa pacientë preferojnë të bëjnë dy trajtime që nuk janë aq të thella, për faktin që koha e shërimit është më e shkurtër.

Do të shihni disa rezultate të menjëhershme, por rezultatet e plota vihen re pas 3-6 muajve. Pasi lëkura të shërohet, e cila mund të zgjas 3-14 ditë, do të ketë një periudhë nga 4 deri në 6 javë që lëkura juaj mund të jetë pak rozë. Gjatë kësaj periudhe, lëkurën do ta ndjeni më të butë. Ndërsa ngjyra e lëkurës kthehet në normale, do të vini re më pak rrudha, më pak njolla dhe më shumë shkëlqim.

Duhet të arrish 1 orë e 1/2 para trajtimit. Fillimisht pastrohet zona e trajtimit dhe pastaj vendoset një krem mpirës në zonën që do të trajtohet.

Pas mpirjes së zonës për rreth një orë, kremi mpirës do të pastrohet. Trajtimi zgjat rreth një orë për të gjithë fytyrën.